Administrata Biden do të shpallë ndihmë shtesë për sigurinë në Ukrainë, duke shënuar kështu paketën e 36-të të ndihmës në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.
Ndihma pritet të shpallet nga Pentagoni dhe DASH të mërkurën, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke shtuar se ajo është “pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit brutal të Rusisë”.
“Paketa do të përfshijë më shumë municione për sistemet e raketave HIMARS dhe sistemet kundër armaturës të ofruara nga SHBA, si dhe raunde shtesë artilerie. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet për të mbrojtur demokracinë e saj dhe për të mbrojtur popullin e saj”, shtoi Jean-Pierre.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë nuk tha se sa do të kushtojë ndihma.
Top Channel