Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga apendiciti akut, Rama: Besoj se do të kthehem shpejt mes jush

18/04/2023 12:28

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ndërhyrjes kirurgjikale nga apendiciti akut në QSUT.

Kreu i qeverisë beson se do të kthehet shpejt në krye të fushatës elektorale, e cila aktualisht drejtohet nga krerët e qarqeve.

Ai gjithashtu ka falënderuar stafin e bluzave të bardha që e mbështetën dhe personat që janë interesuar për shëndetin e tij.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi“, shkruan Rama.

Kreu i PS doli sot nga ambientet e QSUT-së, pas ndërhyrjes kirurgjikale nga apendiciti akut në orët e para të mëngjesit të 17 prillit.

Ai ndodhet në shtëpi dh është në fazë rikuperimi, pas operacionit.

Rama është paraqitur në urgjencë pak pas mesnatës të së dielës me apendicit akut dhe pasi i janë bërë ekzaminimet e duhura është vendosur për ndërhyrje kirurgjikale, e cili është kryer në orën dy të mëngjesit të së hënës. Kjo ndërhyrje është kryer me laparoskopi, çka i jep mundësi rikuperimi në një kohë me të shkurtër.

Ekipi që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama  përbëhej nga Shefi i shërbimit të Kirurgjisë, Prof. Arben Gjata, kirurgu Prof. Arben Beqiri, Dr. Dritan Reovica dhe shefi i shërbimit të reanimacionit Prof. Krenar Iila e Prof. Saimir Kuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA