Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e QSUT-së këtë paradite, pas ndërhyrjes kirurgjikale nga apendiciti akut në orët e para të mëngjesit të 17 prillit.
Sipas informacioneve, ai është në fazë rikuperimi dhe rikthimi i tij në fushatë elektorale është në varësi të këshillave të mjekëve.
Ai është paraqitur në urgjencë pak pas mesnatës të së dielës me apendicit akut dhe pasi i janë bërë ekzaminimet e duhura është vendosur për ndërhyrje kirurgjikale, e cili është kryer në orën dy të mëngjesit të së hënës.
Kjo ndërhyrje është kryer me laparoskopi, çka i jep mundësi rikuperimi në një kohë me të shkurtër.
Ekipi që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama përbëhej nga Shefi i shërbimit të Kirurgjisë, Prof. Arben Gjata, kirurgu Prof. Arben Beqiri, Dr. Dritan Reovica dhe shefi i shërbimit të reanimacionit Prof. Krenar Iila e Prof. Saimir Kuçi.
Top Channel