Pesë të dehur në timon përfundojnë në pranga në Tiranë, tre për dhunë në familje

17/04/2023 11:57
Foto ilustruese

Disa persona janë vënë në pranga në vendin tonë, për vepra të ndryshme penale, kryesisht për ushtrim dhune dhe mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

– Kështu 41 vjeçari Y. M., banues në Institut është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

– 38 vjeçari B. P., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

– Gjithashtu policia e Kavajës ka vënë në pranga 50 vjeçarin E. K., banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Ndërsa një 30 vjeçar, banues në Tiranë është dënuar me 15 ditë burgim. K. L., akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fushën e specialistëve të qarkullimit rrugor janë arrestuar gjashtë persona.

33 vjeçari M. Q., banues në Shkozë, 33 vjeçari E. Ç., banues në Yzberisht, 33 vjeçari E. J., dhe 21 vjeçari K. N., të dy banues në Tiranë, 32 vjeçari F. Rr., banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Ndërsa 28 vjeçari S. S., u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Policia bën të ditur se edhe në Elbasan është arrestuar një 40 vjeçar. R. K., nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumenteve të mjetit që drejtonte, si dhe gjatë kontrollit në mjet, iu gjet e sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA