Ministri i Ukrainës vizitë në Turqi, diskutime për marrëveshjen e grurit

17/04/2023 18:09

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov do të vizitojë Turqinë për të diskutuar statusin e një marrëveshjeje që lejon eksportin e sigurt të grurit gjatë kohës së luftës nga disa porte ukrainase të Detit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë raportoi se Kubrakov do të takohet me ministrin turk të mbrojtjes Hulusi Akar në qytetin qendror të Turqisë, Kayseri.

Përditësimi vjen pasi Ukraina u shpreh këtë filli jave  se marrëveshja e grurit ishte në rrezik të “mbylljes” pasi Rusia bllokoi inspektimet e anijeve pjesëmarrëse në ujërat turke.

Marrëveshja e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja u rinovua për 60 ditë muajin e kaluar, por Rusia ka sinjalizuar se mund të mos pranojë ta zgjasë më tej nëse Perëndimi nuk heq pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA