17/11 09:59
Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Brazil ka shkaktuar protesta nga mbështetësit e Ukrainës.
Lavrov bisedoi pak më herët me homologun e tij brazilian Mauro Vieira në Brasilia dhe më vonë do të takohet me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
Gjatë fundjavës, Lula bëri thirrje që një grup vendesh që nuk janë përfshirë në luftë të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje, lëvizje kjo që nervozoi Uashingtonin.
“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen,” tha zoti Lula në komentet për gazetarët e transmetuar nga TV shtetëror.
Top Channel