“Diskutuam gjerësisht mbi procesin zgjedhor”/ Takimi i Berishës me Glover, shefja e misionit të ODIHR bisedime edhe me kryetarin e PL

17/04/2023 19:49

Kur në vitin e largët 1996, Audrey Glover i cilësoi zgjedhjet e manipuluara, Sali Berisha i mbylli derën.

Sot që shefja e ODIHR e konsideron faktor elektoral, Sali Berisha fshiu nga fjalori  fjalën “armike” dhe vendosi ti shtrëngojë dorën ambasadores britanike.  Nga ajo kohë  rolet kanë  ndryshuar, tashmë  pa pushtet  dhe në opozitë është Berisha ai  që i ankohet kryevëzhgueses  për qeverinë.

“Diskutuam  gjerësisht mbi procesin zgjedhor, dhunimin  në vlerësimin një nga një të ligjit elektoral dhe konventave ndërkombëtare për  zgjedhje te lira”, tha Berisha.

Zgjedhjet e lira, duhet te ishin kryefjalë edhe e procesit zgjedhor të “96,  por u kthyen në shembull sesi zgjedhjet nuk duhen bërë më. Socialistet në atë kohë në opozitë mbushen sheshet, por u dhunuan barbarisht. Sot është  Berisha që flet për dhunë, por jo në kuptimin  fizik.

“E informova gjithashtu zonjën për pucin antikushteutes  ndaj opozitës shqiptare dhe  bashkëpunimin e korrupsionit shqiptar dhe  ndërkombëtar për të lënë  vendin pa opozitë”, tha Berisha.

Në të njëjtën linjë me aleatin e tij, një  thes me kritika për procesin kishte edhe  Ilir Meta, që denoncoi tek shefja e  ODIHR përdorimin e burimeve shtetërore nga partia në pushtet, problemet me listat e   zgjedhësve si dhe  vendimmarrjet  e njëanshme sipas opozitës të KQZ.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA