BE dënon fuqishëm vendimin për kritikun e Kremlinit, thirrje Rusisë: Lironi të burgosurit për akuza të motivuara politikisht

17/04/2023 16:57

Bashkimi Evropian ka dënuar fuqishëm dënimin “tmerrsisht të ashpër” të kritikut të Kremlinit Vladimir Kara-Murza me 25 vjet burg.

“Vendimi i sotëm jashtëzakonisht i ashpër i gjykatës tregon qartë edhe një herë keqpërdorimin politik të gjyqësorit për të ushtruar presion ndaj aktivistëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe çdo zëri që kundërshton luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”– thuhet në deklaratën e BE-së, duke shtuar se: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me të gjithë ata rusë që ndiqen penalisht, burgosen ose frikësohen për luftën për të drejtat e njeriut, duke thënë të vërtetën dhe duke kritikuar regjimin.”

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të burgosurit për akuza të motivuara politikisht”, tha BE.

Vendet perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, së bashku me grupet e të drejtave të njeriut, kanë dënuar dënimin e Kara-Murza.

Ai do të apelojë dënimin, tha avokati i tij për CNN të hënën. Sakaq, Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi dënimin.

Kara-Murza u arrestua fillimisht një vit më parë, disa orë pas një interviste me CNN në të cilën ai kritikoi “regjimin e vrasësve” të presidentit rus Vladimir Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA