Kryetari i Bashkisë së Tiranës vijoi fushatën zgjedhore në Dajt, aty ku tregoi për investimet e bëra dhe se si do të vijojë puna për më shumë punë.
“Në Dajt vijmë me kokën lart, për të gjitha investimet që kemi bërë për banorët këtu, por edhe se ata e dinë që Partia Socialiste është forca që të çon përpara”, shkroi në Facebook Ervion Veliaj.
Teksa fliste përpara banorëve ai u shpreh se opozita nuk ka arritur të rregullojë oborrin e selisë së tyre, dhe se kjo tregon se sa punë mund të bëjnë ata për Shqipërinë.
“Japin mend për infrastrukturën në Tiranë ata që nuk rregullojnë oborrin e tyre. Po të shkosh ta shohësh oborrin e tyre duket sikur ka plasur lufta. Ata nuk rregullojnë dot rrugën e tyre, mendojnë që do rregullojnë rrugët e vendeve”, tha ai.
Ndër të tjera kryebashkiaku u shpreh se opozita nuk i merr lopata për të mbjellë pemë, por për të dhunuar njëri-tjetrin.
“Sot jemi tek një nga qytetet më të pastra. Këtu do të duhet që të punojmë çdo ditë. Këta që kanë plane për tërmetin dhe rindërtimin. Shih çfarë po i bëjnë shtëpisë së tyre. Thash po mbjellin ndonjë pemë se kishin marrë të gjithë lopata, por i kishin marrë për të rrahur njëri tjetrin. Njerëz që janë gati të harxhojnë”, u shpreh Veliaj.
“Atyre iu ka humbur emri, nuk i ka mbetur më njeri. Ka vetëm një forcë politike me emër, është Edi Rama”, përmbylli ai.
Top Channel