25/11 11:26
Me kalimin e orëve numri i viktimave nga sulmi me raketa në Ukrainën lindore është rritur në 15, ndërsa kërkimet nën rrënoja vijojnë ende për dy presona të tjerë.
Shërbimi i urgjencës së vendit raportoi se 24 persona të tjerë janë plagosur. Trupi i një gruaje të vdekur është nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga një sulmi, gjithashtu edhe i dy burrave.
Fillimisht u raportua për pesë persona të vdekur dhe 15 të plagosur, por këto shifra janë rritur vazhdimisht gjatë dy ditëve të fundit.
Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja, me Policinë Kombëtare që thotë se të paktën dy persona mund të mbeten ende të bllokuar nën grumbuj rrënojash.
Top Channel