Veliaj me banorët e Farkës dhe Baldushkut: Tirana ka vendosur të shkojë përpara me PS! Tregu i ri agroushqimor do të ulë kostot për fermerët

15/04/2023 20:24

Veliaj me banorët e Farkës dhe Baldushkut: “Tirana ka vendosur të shkojë përpara me PS; tregu i ri agroushqimor do të ulë kostot për fermerët”

Veliaj tha se shumë prej atyre që nuk duan ta shikojnë këtë ndryshim, përdorin studiot televizive për të hedhur baltë. Ai shtoi se prej këtyre investimeve i është rritur si asnjëherë më parë vlera pronës, nga sheshi “Skënderbej” deri në Krrabë, dhe kjo nuk është një gjë e keqe, siç duan ta trajtojnë disa të opozitës.

“Është rritur vlera e apartamenteve, më thoshte një analist. Po si, – i thashë unë, – e bleve 100 dhe tani të vlen 200 dhe kjo qenka gjë e keqe?! Po mirë, është gjë e mirë në qoftë se e ke blerë 100 dhe tani të vlen 50? Dhe ti e kupton që këta i ha ose smira për punën e tjetrit, ose xhelozia pse të tjerët po ecin përpara, o inati që nuk ta falin suksesin, por ne në Farkë dhe Baldushk nuk do rrimë mbrapa. Ne kemi vendosur që të shkojmë përpara, që pronës t’i rritet vlera. Sot nga sheshi “Skënderbej”, në Farkë, në Baldushk deri në Krrabë po ju them, në Pëllumbas ku janë bërë ato bujtinat e reja, ku vijnë të huaj, është rritur vlera e pronës dhe kjo është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe,” deklaroi Veliaj.

Tregu agroushqimor i Farkës, një investim publik i Bashkisë së Tiranës, sipas Veliajt, do të ulë me 70% koston për prodhimet origjinale të zonës, diçka që nuk mendohej deri më parë, kur tregu i lihej në dorë privatit.

“Ne nuk e mendonim dot se një ditë do e kishim fuqinë për të thyer monopolin e tregut agroushqimor në Kashar, i cili është një treg privat. Kush është këtu e di që atje, ishte tamam si ajo shprehja, ta masin kokën me spango, dhe ti paguaje për çdo arkë që futej aty, paguante edhe tregtari. Të gjitha këto pagesa i shkonin tek çmimi i fruta-perimeve qytetarit dhe fitonte vetëm pronari privat i tregut agroushqimor. Sot tregu agroushqimor në Farkë, që i shërben Baldushkut, Petrelës, Mulletit, Krrabës, Bërzhitës, është i Bashkisë së Tiranës. Produktet do të shiten me 70% kosto më e ulët – fiton ai i fshatit, fiton tregtari dhe sigurisht, fiton çdo qytetar i Tiranës që, nga maji e tutje, do e shtrojë tavolinën e tij me fruta-perime bio dhe me një çmim më të ulët sesa fitimi që i shkonte privatit,” theksoi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA