2 persona në Tiranë janë në vënë në pranga, pasi mashtronin të huajt përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.
Eduart Spasari 34 vjeç, Fatmir Qershori 23 vjeç dhe E. R., 33 vjeç ishin të punësuar në një subjekt “Call Center” dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Gjithashtu në pranga është vënë 32-vjeçari Mariglen Karaj, i cili me anë të mashtrimit për përfitime monetare, iu kishte premtuar 2 të arrestuarve, se do t’i mbronte nga Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel