Sistemi i mbrojtjes ajrore amerikane Patriot, pritet të mbërrijë në Ukrainë javët e ardhshme

15/04/2023 21:49

Një sistem i mbrojtjes ajrore amerikane Patriot pritet të arrijë në Ukrainë diku pas Pashkëve.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat, i cili theksoi se publiku do ta dijë që ka mbërritur pajisja e re “sapo të rrëzohet avioni i parë rus”.

Një grup prej 65 ushtarësh ukrainas përfunduan stërvitjen e tyre në Postën e Ushtrisë Fort Still të Oklahomas muajin e kaluar.

Më pas ata mësuan më shumë për sistemin e raketave, i cili përdoret për të gjurmuar dhe rrëzuar aeroplanët e armikut, kur ata mbërritën në Evropë.

Një bateri e raketave Patriot zakonisht përfshin 6 lëshues celularë, një radar celular, gjenerator të energjisë dhe një qendër kontrolli angazhimi. Gjermania dhe Holanda janë zotuar gjithashtu të ofrojnë një sistem Patriot për Ukrainën.

Përveç kësaj, një sistem anti-raketë SAMP/T i premtuar nga Franca dhe Italia “duhet të hyjë në Ukrainë në të ardhmen e afërt“, tha zoti Ihnat këtë javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA