Shkencëtarët bëjnë zbulimin e ri: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit

15/04/2023 09:44

Pjesë virusesh të lashta, të fshehura prej miliona vitesh brenda ADN-së njerëzore, ndihmojnë trupin të luftojë kancerin.

Zbulimin e rrallë e bënë shkencëtarë të Instituti Francis Crick, të cilët thonë se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër, zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit.

Kjo ndihmon pa dashje sistemin imunitar të shënjestrojë e të sulmojë tumorin. Gjetje të tilla konsiderohen me interes të madh; ekipi i studiuesve do të përpiqet tani ta shfrytëzojë këtë zbulim për të krijuar vaksina të cilat të ndihmojnë trajtimin e kancerit e mundësisht, edhe ta parandalojnë atë. Shkencëtaret kanë diktuar një lidhje mes rasteve të mbijetesës më të larta nga kanceri i mushkërive një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qelizat B, të grumbulluara rreth tumoreve.

Qelizat B janë pjesa e organizmit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen mirë për rolin e tyre në luftën ndaj infeksioneve siç është Covidi. Se çfarë bënin ato saktësisht në rastin e kancerit të mushkërive ishte një mister, por një seri eksperimentesh të avancuara me kampione të marra nga pacientë dhe testet e kryera tek kafshëve, treguan se këto qeliza në fakt, ende po përpiqeshin të luftonin viruset.

“Rezultoi se antitrupat po njohin mbetjet e atyre që quhen retroviruse endogjene,” tha Prof Julian Downward, drejtor i asociuar i kërkimit në Institutin Francis Crick. Ai shpjegoi se retroviruset përdorin hilenë e mrekullueshme të rrëshqitjes së një kopjeje të udhëzimeve të tyre gjenetike brenda nesh.

Studimi, i botuar në revistën Nature, tregon sesi kërkuesit duan ta rrisin këtë efekte duke zhvilluar vaksina, të cilat të mësojnë trupin sesi të kërkojë retroviruset endogjene, çka do të ndihmonte të mendohej jo vetëm për vaksina terapeutike në rastin e kësaj sëmundjeje, por edhe për ato parandaluese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA