Bashkëbisedimi mbi reformën e re të qeverisë për rritjen e pagave dhe domosdoshmërinë e ecjes me të njëjtin ritëm të sektorit privat në këtë drejtim, vijoi sot në Kavajë, ku ryeministri Edi Rama u takua me përfaqësues të sipërmarrjeve private.
Rama: Shumë faleminderit, mirë se ju gjeta dhe është realisht kënaqësi dhe nder që pavarësisht se është ditë e bukur dhe pushim, ju keni respektuar kërkesën, ftesën për të qenë së bashku për një moment. Ka përkuar kjo periudha e fushatës lokale me një tjetër proces që ne po bëjmë lidhur me rritjen e pagave dhe sensibilizimin e sipërmarrjeve për domosdoshmërinë që të konsiderojnë alarmin e kësaj kohe për kapitalin njerëzor, për krahun e punës; ju të gjithë jetoni me këtë problematikë, ju të gjithë e dini sa e vështirë po bëhet sepse gjithë Europa është në një situatë shumë dramatike lidhur me krahun e punës, pasi periudha e plakjes së vendeve dhe e rënies së lindjeve vazhdon dhe ndërkohë ccdo vit tregu kërkon forca të reja pune, gjë që po i bën dhe vendet më të zhvilluara të turren mbi të tjerët për t’iu marrë sa të munden krahë pune, të reja e të rinj.
Kështu që, në këto kushte, sikur të mos na mungonin të gjitha problemet e tjera, ne do të përballemi dhe me këtë problem që do të shkojë duke u mprehur në vitet që vijnë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bashkojmë forcat, të bashkojmë mendjet dhe të bëjmë çmos që të ecim së bashku në dy drejtime; nga njëra anë, rritja e domosdoshme e pagave sepse pa këtë, të tjerat janë të gjitha kot, por paralelisht me këtë, në drejtim të shpjegimit me sa më shumë realizëm dhe sa më shumë ndershmëri dhe sinqeritet që vërtetë Gjermania ka paga goxha më të larta se këtu, por nuk është aq dallim i madh saç duket kur i shikon nga larg për ata që nisen dhe mendojnë që paga i bën të gjitha sepse ka pastaj një sërë gjërash të tjera që nuk duken kur shef pak nga pak; janë taksat, janë shpenzimet e tjera për qera, për transport, për hap e xhep, sic thoshte dikur një shoku im kur ishim në emigracion. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk është më ajo që ishte disa vite më pare.
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re edhe ekonomikisht. Fakti që ne sot jemi në gjendje të bëjmë një rritje pagash të pamendueshme deri disa vite më pare, duke e çuar pagën mesatare në 900 euro në harkun e një viti, me dy hapa, hapi i parë tani që ka filluar dhe hapi tjetër në fillim të vitit të ardhshëm; nga 530 euro që e kemi është thuajse dyfishim dhe kjo vjen si rezultat i rritjes së mundësive dhe ekonomisë për të krijuar më shumë punë, për të krijuar më shumë të ardhura. Këtu duhet patjetër që të ndjekë këtë linjë edhe sektori privat sepse mund t’ia mbash pagën e ulët por mund ta pësosh si ai që tha “Sa e mësova gomarin të mos hante, më ngordhi. Çudi e madhe”.
Nga ana tjetër, ju e dini shumë mirë që nuk është vetëm çështja e një personi në punë, nuk është vetëm çështja e një personi që ju e keni mësuar, që ia ka marrë dorën punës, që është i kualifikuar, që për ta zëvendësuar atë nuk është vetëm problemi që duhet të gjesh një tjetër, por problemi është që ai tjetri duhet të dijë t’i bëjë ato punë dhe janë disa sektorë që kanë nevojë patjetër për një shkundje në këtë drejtim. Edhe sikur kjo të ndikojë përkohësisht në fitimin, duhet bërë patjetër për të mos falimentuar nesër për shkak të gomarit që ngordhëm dhe të ngelësh në rrugë.
Ashtu sikundër, nga ana tjetër, është e domosdoshme që të kuptohet që nuk mundet t’i mbahet punonjësit pensioni duke mos i paguar sigurimet shoqërore apo ato shëndetësore, nuk mundet të vazhdohet më, me “një ccikë me bankë e një ccikë nën dorë”. Të gjitha këto, më besoni, kanë ndodhur, ka qenë një fazë e caktuar e zhvillimit dhe ekonomisë, por edhe në vende rreth e rrotull që këto janë fenomene që kanë vazhduar të ndodhin, pavarësisht se ato vende janë shumë më të zhvilluara se ne, por po e kuptojnë që kjo nuk bëhet më, nuk të pranon më njeri dhe edhe pse punonjësit mund të mos flasin e të rrinë me kokën ulur, në një moment të caktuar të lënë pushkën në faqe, kur i thonë fjalës.
Tjetra që dua të them është që ne, për këtë arsye bëmë një rritje që nuk ishte fare e planifikuar e pagës minimale si rezultat i faktit që këto zhvillime po ndodhin shumë shpejt dhe pagën minimale 40 mijë lekë, sicc e kemi vendosur tani, nuk e kishim ne në programin electoral, por nuk e kishin as ata të tjerët që çfarë nuk shkruajnë në program se e dinë që nuk do kenë gjë në dorë dhe kur nuk ke gjë në dorë ia zgjidh tjetrit të gjitha hallet; maksimumi i parashikuar ishte 38 mijë lekë.
E kemi bërë 40 mijë tani dhe duam ta bëjmë 45 mijë deri në fund, pra, duam të bëjmë një 42 mijë vitin e ardhshëm dhe një 45 mijë sot dy vjet, me synimin që patjetër duhet të shkojmë tek 60 mije, kuptohet hap pas hapi, dhe për të ndihmuar disa sektorë, sidomos sektorin e prodhimit, do t’u paguajmë diferencën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, midis asaj që kishin dhe asaj që u takon me këtë të renë sepse në njëfarë mënyrë duhen lehtësuar.
E fundit që kam lidhur me këtë, se meqë pashë Xhat Bizhdilin që mezi më priste se do stadium, se ka një, si i thonë asaj “Halle, halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngja”. Xhati do stadium dhe e kuptova që Xhati ishte përgatit për konfrontim këtu, nuk ishte përgatit thjesht për të dëgjuar punën e pagave.
Edhe kjo histori, lojtar futbolli me pagë minimale Xhat, nuk shkon. Jo “Ca të bësh” se unë nuk po të them ty se ti shyqyr që e ke mbajtur njëfarë ekipi kështu në hije, por flas dhe ata që janë në, Superligë si quhet, por unë vetëm të bërë stadiume jam, nuk jam për të shijuar performancat tuaja por dhe në Superligë me pagë minimale sikur janë gra që punojnë makinë qepëse, sikur nuk hahet kjo gjë.
E di unë që do e rregullosh ti po puna është që ti do stadium, si tia bëj unë?
Për t’i lënë kohë dhe këtyre fiksimeve që janë të nevojshme, por përtej shakasë, duhen disa njerëz gjysmë anormalë për të bërë disa gjëra që të tjerët as i shkon mendja për t’i bërë sepse të mbash skuadër futbolli në këto kushte prej kaq shumë vitesh, një dërrasë mangut duhet ta kesh këtu se nuk ka mundësi.
Edhe unë, për mua thonë që kam dy Xhat, por unë aty tek 1 dërrasë rri. Se më kujtohet kur kandidova herën e parë, dilte njëri, shkrimtar i madh shumë dhe thoshte “mos ia jepni votën atij se ai nuk është njeri normal” dhe unë thoja “Po ka njeri normal që do të bëhet kryetar bashkie i kësaj Tiranë që keni bë ju?” Jo. Ka shans që një njeri normal tua rregullojë këtë Tironë? Jo. Po provojeni njëherë një njeri anormal. Edhe nuk u doli keq. Kështu që për ta mbyllur këtë pjesën e pagave, unë mendoj që është shumë e rëndësishme se këtu një pjesë e juaja janë edhe pjesë e turizmit, se edhe turizmi të reagojë sepse kemi parë disa shifra që nuk përputhen. Nuk përputhet gjithë ai bum i madh turistësh me pagat e deklaruara dhe me të ardhurat e deklaruara.
Tani që një pjesë e të ardhurave fshihen, këtë se është shumë e thjeshtë me pa por edhe të ardhurat t’i fshehësh, edhe punonjësit t’i deklarosh me pagë minimale, në një sektor ku ne dimë të gjithë mirë se sot nuk të vjen më njeri kamarier me pagë minimale, nuk ka shans, ja ku janë këta çunat që i kanë rrit të gjithë gjeneratat e kamarierëve në këtë zonë. Nuk ka shans të vijë më kamarier me pagë minimale t’i shërbejë të tjerëve. Me pagë minimale sot edhe fëmija babës nuk i çon një gotë ujë, jo më të vijë kamarieri e të japë 8 orë, kështu që janë disa gjëra që nuk shkojnë dhe duhen rregulluar, por duke qenë kaq kohë e bukur edhe duke qenë se tani fillojmë edhe atë pjesën e nxehtë të debatit, unë nuk po zgjatem me këtë pjesë që t’ju rëndoj më shumë sepse do të marrim edhe disa masa. Për shembull, kompani ndërtimi që i marrin punëtorëve pa pikën e turpit, sigurimet shoqërore dhe i deklarojnë me pagë minimale dhe i mbajnë nëpër skela dhe i paguajnë gjysmën në të zezë, nuk ka më kuptim. Ky është shfrytëzim, ka qenë një pjesë e ekonomisë që e kishte atë elementin numër të një konkurrueshmërisë krahun e lirë të punës, po nuk mund të konkurrohet më me krahë të lirë të punës se ky tani është shfrytëzim, nuk është më hall jetik i kompanisë prandaj nuk kemi për t’i dhënë më as leje ndërtimi, as akses nëpër tendera, as kompanive të ndërtimit dhe as kompanive të shërbimit që nuk kanë bilance pagash dinjitoze dhe që nuk kanë kontrata kolektive me punonjësit sepse është koha që punonjësin ta mbrojmë dhe ta mbajmë sa më mirë, siç mban Xhati lojtarët.
Jepja pak mikrofonin se rri më shef sikur kam stadiumin në xhep e nuk po ja jap.
Nexhat Bizhdili: Unë kam qenë e do jem me dy gishta po sinqerisht që ky kryetar bashkie që kemi ne, na ka bërë më të majtë se të majtët. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër, po bëhet stadium në Durrës, Vlorë e Korçë, ne kërkojmë 1/4 e fondit të stadiumit të Vlorës, të Durrsit dhe të Korçës.E meritojnë, janë qytete më të mëdha
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo s’është puna janë qytete më të mëdha. Qytet më i madh mund të jetë edhe Kavaja, por kur vjen puna tek futbolli , Kavaja është Kavajë se qytet i madh ka qenë dhe Tirona, po Besa luante me Celtic. Apo jo? Stadiumet në Durrës, Vlorë dhe në Korçë do të bëhen në bashkëpunim edhe me biznesin. Kështu që nëse juve, ti i pari, mblidheni dhe bëheni këtu një grup dhe të jepni një kontribut, dhe jo të jepni kontribut që të luhet futboll, por të jepni kontribut dhe të merrni pastaj të shfrytëzoni të gjithë mjediset aty, dyqane, restorante, kafe, kjo na lehtëson ne që të marrim pjesë dhe futemi të tre palët.
Ky më thotë mua, futemi ne si bashki. Këta si bashki do vijnë te unë, do thonë na jep lekët për stadiumin. Futemi ne thotë, si bashki. Nëqoftëse ashtu, ne futemi të gjithë, qeveria futet me një pjesë, Federata nuk diskutohet do të futet me pjesën e vet, sepse mjedisi i brendshëm, ai mjedisi sportiv si të thuash, fusha etj, etj, janë të mundura të financohen nga federata, biznesi me një pjesë, pastaj dhe bashkia do të japë një dorë meqë ka dhe fondet më të mëdhaja këtu. Po e bëtë këtë, unë jam gati.
Nexhat Bizhdili: Tani të mbarojë kjo.
Kryeministri Edi Rama: Po kjo do mbarojë, po thuaj edhe atyre me dy gishta, i dhanë votën atyre që duan ta çojnë edhe Shqipërinë bashkë me Kavajën tek kategoria e 3-të. Këtu s’ka as stadium, këtu s’ka asgjë. Thuaja. Duan stadiumin, të na japin mundësinë ta bëjmë stadiumin. Se këtu nuk është punë politike. Po këtu ne na ndodhi, ishte për bukuri bashkia atje, e morët prapë ju. Bëtë ndonjë stadium kur e morët bashkinë? Jo.
Jo s’bëtë stadium, po të vetmet probleme, problemet që unë kam më këtë, problemet që kisha me atë tjetrin përpara, ishin projektet, duam lekë, duam fonde, këtu, atje, shefo DS4, DS5, kurse e morën këta, ju dmth, ça ndodhi? Të vetmet probleme, u dha edhe një leje tjetër tek rëra në Golem. U dha edhe një leje tjetër tek pylli, u prenë dhe ca pisha. Të gjitha leje të paligjshme. Këtu ka arrit kulmi, këtu është dhënë leje ndërtimi për të prerë pisha e për të shkatërruar rërën nga sekretari i këshillit bashkiak, siç i jepnin në kohën që ishte njëri këtu, si e kishte emrin? Që ka qenë i famshëm? Që bënte pallate nëpër kodra? Ai mbante vulën me vete. Kur ishin ato karikuesit e celularëve me atë telin këtu, e mbante këtu vulën, pinte raki dhe i jepte lejet në kafe. Tani kështu s’ka. Doni ta ktheni Kavajën atje, kthejeni. Jo stadium, po do ta shembin edhe këtë se ky është DS5.
Nexhat Bizhdili: Duhet ishte shembur.
Kryeministri Edi Rama: Atëherë nëqoftëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, sa të na jepni do të fillojmë projektin për ta ndërtuar. S’na e dhatë, do ta shembim edhe dil e luaj, shkoni luani të rëra që e keni zënë me ndërtime pa leje atje. Unë po të them edhe njëherë që stadiumin e Kavajës ne mund ta bëjmë. Projektin e kam unë përsipër, ne domethënë.
Nexhat Bizhdili: : E kemi bërë, super projekt.
Kryeministri Edi Rama: Po emrin si e ka? Akoma Besa?
Nexhat Bizhdili: Po Besa. Ka bërë Rogozhina arena, Luzi arena, ndërkohë që kemi shkuar në fund fare. Këtu vetëm Besa.
Kryeministri Edi Rama: Luzit bravo i qoftë se mos dëgjoj ata të Luzit të thonë çfarë ka me ne. Luzit bravo i qoftë se Luzi e di drejtimin, Luzi ecën vetëm përpara, ju ngelët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm ‘’avanti’’. Çfarë e keni këtë zakon që doni mbrpasht gjithmonë?
-Përsa i përket turizmit, 2023 do të jetë edhe më mirë se 2022, i cili është quajtur si sfidë e turizmit shqiptar. Kur flasim për turizëm, punësimi është më kryesore sepse nuk ka turizëm pa shërbime. Ashtu siç thatë dhe ju, ne që merremi me hoteliere e dimë sesa vlerë dhe rëndësi ka punonjësi që punon pranë strukturave tona. Në emër të unionit turistik shqiptar, një nga propozimet e tyre është se me qenë se industria e turizmit është vetëm sezonale, do të ishte një ndihmë shumë e madhe, në qoftë se nxënësit e shkollave dhe studentët janë një armatë shumë e madhe, rreth 200 mijë, të cilët nëse do të fillonin nga 15 shtatori, deri në 15 qershor, mos ta fillonin në fund të tetorit, do ishte një armatë shumë e madhe në ndihmë të industrisë së turizmit. Industria është në rrugën e duhur. Para 6-7 vjetësh nuk flitej fare për turizëm, diskutohej 40 deri në 60 ditë, kurse sot ka arritur deri në 120 netë qëndrimi që është shumë për Shqipërinë për pak vite, por është shumë pak në krahasim me rajonin. Të gjithë duhet ta marketojmë Shqipërinë, Durrësi të marketohet si një destinacion shumë i pëlqyer nga europianët. Nuk do të ngelemi te çmimi i ekuilibruar, por duhet të rrisim dhe shërbimet që të arrijmë atje ku duhet.
Kryeministri Edi Rama: Për marketim, nuk ka qenë kurrë Shqipëria në këtë nivel. Unë po të them, çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë dalin artikuj për Shqipërinë edhe në mediat më të mëdha edhe në mediat digjitale të specializuara për turizmin. Këtu ne ishim në panairin e Berlinit edhe vetë operatorët tanë që ishin aty, më thanë që 84% e kapaciteteve ishin të prenotuara nga mesi i majit në mes shtatori. Problemi jonë nuk është marketimi. Nuk do jetë marketimi. Buja ka filluar dhe buja vetëm do rritet, nuk ka më kthim mbrapa. Plus dhe gjërat e reja që po bëhen, porti turistik, porti tjetër atje, problemi jonë është kapacitetet nji, shërbimi dy sepse shërbimi ta sjell prap turistin se dhe shërbimi do të thotë rritje e cilësisë dhe aftësisë së punonjësve.
Do të thotë pagë Fatos dhe ti e di shumë mirë këtë gjë, pagë dhe pagë reale, jo pagë ca kështu, ca nën dorë sepse përndryshe në qoftë se juve do të mbeteni me mangësira të paplotësuëshme të krahut të punës aty ju jeni të destinuar që largqoftë aty të falimentoni dhe gjithë Shqipëria falimenton. Kështu që, duhet t’i mbajmë punonjësit sa më mirë. Ne po bëjmë një negociatë shumë pozitive me shkollën e turizmit të Lozanës. Është shkolla më e mirë e Europës, duam ta sjellim në Shqipëri. Jemi në hapat e fundit. Nuk është këtu Olta, zëvendës/ministrja që merret me çështjet e punonjësve të arsimit profesional se janë në një mision në Bankën Botërore, po është në fund ky proces. Do ta sjellim këtu shkollën e Lozanës dhe do t’iu japim juve mundësi që të keni kuzhinier, të keni menaxherë, kamarierë komplet nivel tjetër. Mirëpo ata duan paga. Nuk ka se si, s’ka pse dhe nga ana tjetër juve, ju kemi bërë uljen e TVSH-së disa vite përpara. Kemi TVSH-në më të ulët në gjithë Mesdheun, 6% po kjo nuk mund të përkthehet në mosrritje të deklarimeve të numrit të dhomave. Se s’ka mundësi që nga një anë kapacitetet janë të prenotuara nga ana tjetër, hotelet deklarojnë gjysmë për gjysmë.
Ne nuk kemi dashur të futemi me kontrolle sepse mendojmë që këtij biznesi duhet t’i japim frymëmarrje dhe s’duhet ta vëmë në presion. Por, edhe që tani kjo industri të ketë një numër aq të madh punonjësish të deklaruar me pagë minimale, nuk shkon, sepse ne e dimë që nuk është e vërtetë. Në hotelin tënd, jam i bindur që edhe pastruesja nuk merr 40 mijë lekë, merr më shumë. Jam i sigurt 100% dhe nuk i kam tani parasysh shifrat konkrete, po nga ato te deklaruarat po them, se çfarë i jep ti nëndorë pastrueses, është tjetër muhabet. Këto duhen zgjidhur. Se bëjmë shaka me Xhatin. Ti je në Champions league, ti rreth e rrotul ke Champions league. Është njësoj si të hyjë në kampionat Xhati, e të ketë Realin, Barcelonën, ku di unë. Xhati shumë shumë me ‘Selltik-un’ mund të haet, po këto të tjerat nuk i kap dot. Ti ke Greqinë, ke Malin e Zi, ke Kroacinë, ke Italinë përballë. Ti ke gjithë champions league-n e Europës. Janë më të mirët në Europë. Tani të hysh në këtë treg, në një fazë të parë, dakord çmime më të lira, ‘all inclusive’ me prodhime fshati , po ajo faza e parë po nuk të çoi te faza e dytë që ti të rrisësh çmimin, të kesh çmimin më të lartë, të kesh shërbim më të mirë, do vijë një moment që s’do të vijnë më njerëz. Nuk ke çfarë i bën. Nuk i ikim dot ne kësaj zone. S’kemi ku ikim. Këtu janë. Turizëm po, urdhëro, futu tani lufto, hahu me grekët që i ke këtu, hahu me italianët që i ke përballë që kanë 70% të monumenteve të kulturës të botës. 70% kanë ata të monumenteve të kulturës të botës, të trashëgimisë kulturore botërore. Imagjino se çfarë ke përballë. Hahu me Malin e Zi që ka që në kohën e Jugosllavisë me plazhe nudo edhe tani me gjithë këto zhvillime. Si bëhet kjo? Kjo bëhet duke pasur parasysh se duhet të ecim me kohën. Duhet kap ky moment që kemi gjithë këtë atraksion, këtë vit do ketë prapë rritje shumë të madhe. Vitin e kaluar ishte bum i madh, por ama duhet ndenjur në kokë me shërbime. Ky është thelbi. Edhe pastaj rritje kapacitetesh, nuk diskutohet por kryesorja është shërbimi.
– Dëshiroj të bëj prezent një shqetësim qytetar të Kavajës. Siç e dini ka një prefekturë në Kavajë por që nuk funksionon lidhur me legalizimin e dokumentave që lëshohen nga administratorët vendore dhe të gjendjes civile. Dokumenta të cilat ne duhet t’i çojmë në Prefekturë Tiranë ndërkohë që dikur ka qenë një punonjës i prefekturës
Kryeministri Rama: Për çfarë dokumentash flet konkretisht?
-Dokumenta të lëshuara nga zyrat e gjendjes civile dhe njësitë administrative të cilat kërkojnë legalizime në prefekturë për tu pajisur më pas me vulë apostile në Ministrinë e Jashtme. Në Kavajë nuk ka më një punonjës…
Kryeministri Rama: Miku im, nuk ka më fare nevojë për asnjë lloj hallke të tillë. Kjo bëhet e gjitha online. Bëhet me vulë elektronike dhe me nënshkrim elektronik.
-Janë disa dokumente që lëshojnë njësitë administrative, bashkia Kavajë.
Kryeministri Edi Rama: Çfarë dokumenti konkretisht?
-Të cilat kërkojnë të legalizohen nga prefektura.
Kryeministri Edi Rama: Po pra po them e kanë gabim ato. Nuk duhet ta kërkojnë. S’ka nevojë për vula prefekture. Akoma vini vula nëpër prefektura, ju mor zotëri? Zotëri nuk ka më nevojë fare për asnjë gjë të tillë. Sot çdo dokument në Republikën e Shqipërisë, pastaj për jashtë shtetit kemi akoma probleme të vogla se një pjesë të madhe e kemi zgjidhur. Edhe për certifikatat e gjendjes civile e kemi zgjidhur me jashtë shtetit. Nuk ka nevojë për vula. Prandaj këtë çështje të lutem konkretisht shkruaje te Bashkëqeverisja dhe do të shikosh që do të zgjidhet. Nuk ka nevojë më. Këto janë gjëra që bëhen me vulë elektronike, me nënshkrim elektronik.
-Zoti kryeministër dokumente që lëshohen nga Bashkia Kavajë apo njësitë administrative duhen pajisur me vulë nga prefekturat. Legalizohet firma.
Kryeministri Edi Rama: Nuk po më kupton prapë, se s’po më kupton. Nuk po them që e ke ti gabim këtë që thua, e kanë gabim këta që vazhdojnë i kërkojnë këto. Nuk duhet të vazhdojnë ti kërkojnë po të them se kjo është historia e digjitalizimit që duhet shumë kohë që gjithë kokat të mbushen dhe të kuptojnë që nuk kanë më punë të vazhdojnë me vula, me dreq me shejtan. Duhet të shkohet direkt dhe në rastet konkrete kur dikush e ndesh këtë problem me këta që kërkojnë vula një ankesë. Ata e kanë gabim. Ti je në rregull, ata janë gabim. Këtë po them dhe që ta zgjidhim këtë, zgjidhja është tek platforma e Bashkëqeverisjes, bën një ankesë dhe ata merren me problemin konkret, sepse porositë e përgjithshme ne i japim përditë. “Mos kërkoni njerëzve vula, mos i mbani njerëzit për vula”, se nuk ka më nevojë për vula të tilla, nuk ekziston, por ata një pjesë e bëjnë, një pjesë nuk e bëjnë. Dhe bashkarhst duhet ti shtyjmë që ta bëjnë. Në rastin konkret çoje ankesën dhe do ta shikosh që do marrësh përgjigje. Dhe tani po flitet për prefekturën e Tiranës.
Afrim Qendro: Ministria e Jashtme shef ka disa certifikata për shkollim që marrin, kërkojnë vulën e prefekturës dhe ne këtë e zgjidhim duke vulosur. Akoma nuk është digjitalizuar plotësisht gjendja civile për inventarin që ka për gjithë pjesën fundore dhe kemi gjendjen civile një në Tiranë, një në Kavajë për gjithë këto lloj dokumentesh.
Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë tjetër se u përsërit shumë tani. Ministria e jashtme nuk duhet ta kërkojë këtë gjë, është shumë e thjeshtë. Dhe ju nuk duhet t bëni më të tilla gjëra por thjeshtë të gjithë duhet të shtyjnë tek tjetri që të futen në sistem. Çfarë janë këto: jo e ka, jo se ka. E kemi pasur përpara këtë problem që jashtë shtetit nuk na i njihte njeri fare këto vulat elektronike, tani ky problem është i tejkaluar. Mund të ketë raste të veçanta që një shkollë e caktuar atje, një universitet të thotë, këto janë raste të veçanta. Po nuk ka nevojë: kemi bërë marrëveshje speciale. C’marrëveshje? Nuk ka nevojë për letra, nuk ka nevojë fare për letra. Çdo gjë sot merret direkt. Edhe kur ta sjell me kompjuter, për shembull hipoteka nuk ta sjell me kompjuter atë, ti e bën me kompjuter kërkesën, nuk ta sjell me kompjuter por ama nuk ke nevojë fare të shkosh në hipotekë se do ta sjellë në shtëpi. Duhet ta sjellë në shtëpi, në zarf atë që kërkon
Tani, ne do t’i mbyllim totalisht sportelet e hipotekave, nuk do ketë sportele fare sepse duke i mbajtur hapur vazhdon e njëjta histori. Shkojnë njerëzit atje, ca kërkojnë vula, nuk ka, nuk ka nevojë se s’është e nevojshme. Madje, madje do ndryshojmë dhe sistemin. Nuk do merremi më, një punonjës këtu me çështjen këtu. Punonjësve që janë në hipotekë do ti bien çështjet sipas shortit. Njëri do merret me çështjen në Shkodër, tjetri me çështje në Sarandë sepse e gjitha bëhet në kompjuter, nuk bëhet më. Dhe kjo do të heqë dhe një pjesë tjetër të korrupsionit dhe të poshtërsive që bëhen në hipotekë. Dua të them me këtë që njerëzit duhet ta kuptojnë dhe duhet të insistojnë aty te e-Albania. Nuk të erdhi te e-albania apo të doli njëri atje që do vulë, atëherë nuk duhet të dorëzohesh. Çon një te Bashkëqeverisja, thuaji më kërkojnë vulë në filan vend dhe ta zgjidh problemin përsëri shteti nga brenda. Nuk ka nevojë. Faleminderit që ma ngritët. Do merrem vetë prapë me këtë punë. Se është një inerci 100 vjet e burokracisë që fol sa të duash, po nuk shtymë të gjithë në këtë drejtim, prapë inercia bën të vetën.
Top Channel