Krahas reformës së re të pagave në  administratë, kryeministri Edi Rama e vlerëson domosdoshmëri ecjen me të njëjtën ritëm në sektorin privat.

“Një tjetër proces që ne po bëjmë është sensibilizimi I sipërmarrjeve për domosdoshmërinë që të konsiderojnë alarmin e kësaj kohe krahun e punës, kapitalin njerëzor. Për këtë arsye është e rëndësishme të bashkojmë forcat e të rrisim rrogat”, tha Rama.

Gjatë një takimi me sipërmarrës në Kavajë, Rama i nxit ata që të kuptojnë rëndësinë e punonjësve të kualifikuar dhe tiu rrisin pagat që të mos zgjedhin emigrimin.

 “Mund t’ia mbash pagën e ulët por do mund ta pësosh si ai që tha “sa e mësova gomarin të mos hante, më ngordhi. Çudi e madhe”, tha Rama.

Problematika e mungesës së punonjësve duhet ti shkund bizneset, sipas Ramës që të korrigjojnë mënyrën e menaxhimit të stafit. Gjithashtu, Rama kërkoi t’i  jepet fund informalitetit të pagave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA