Konflikt në Vlorë/ Goditi me sende të forta një person në lokal, bie në pranga 36-vjeçari

15/04/2023 09:23
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi goditi me sende të forta një person në Vlorë.

Autori M. H., banues në Vlorë gjatë një konflikti për motive të dobëta jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu”, ka goditur me sende të forta, shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet për Xh. B., pronaren e lokalit ku ndodhi konflikt,  për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

✅Bashkautor i një rasti kultivimi të bimëve narkotike, të kryer në vitin 2021, në një zonë të pyllëzuar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 28-vjeçari i ndaluar, në bashkëpunim me shtetasin H. C. (të vënë në pranga me herët nga Policia), në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.
– – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu”, ka goditur me sende të forta, shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. B. (pronarja e lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: B. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; Xh. D., 30 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
– – –
Më datë 14.04.2023, ka kallëzuar shtetasi M. K., se dy punëtor të biznesit të tij në Himarë, shtetasit P. G, dhe L. S., të dy banues në Nepal, janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA