Fushëbeteja kryesore e Partisë Demokratike në garën e pranverës është Tirana, aty ku garon kandidati Roland Bejko.

“Kthetrat që janë ngulur tiranes janë kthetrat që janë ngulur gjithë Shqipërisë nga oligarkia ekonomike, oligarkia politike dhe krimi i organizuar”- tha Bekjo.

Por, edhe pse përfaqëson siglën zyrtare të PD-së, Roland Bejko nuk është demokrati i vetëm në garë për kryeqytetin.

“Kthetrat që janë ngulur Tiranës janë kthetrat që janë ngulur. Ata që e quajnë veten e djathtë të votojnë kandidatin e PD-së dhe partinë demokratike dhe mos të hutohen nga ftesa për të votuar kandidat të tjerë qe kanë qenë dikur të djathtë, por janë fshehur ne flamurin e partive te majta.”– tha Bejko.

Partia Demokratike  mundi të nxjerrë vetëm  14 kandidat  për zgjedhjet lokale.

“Është e kuptueshme që në një situatë anormale ne të proklamonim në mënyrë hipokrite në të gjitha bashkitë. Qëllimi kryesor është marrja e një rezultati dinjitoz duke iu referuar shtresës së shoqërisë që nuk duan fosile te vjetra  politike.”– tha Alibeaj.

Slogani i  Partisë Demokratike në këto zgjedhje është Frymëarrje për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA