Komunistët kanë denoncuar publikisht kandidatin e Frontit të Majtë për Bashkinë Tiranë, Marko Dajti, duke theskuar se “nuk ka qenë dhe nuk është anëtar apo kandidat i PKSH-së” në zgjedhje.

Duke e konsideruar atë si revizionist, pra një figurë që për interesa personale fshihet prapa lëvizjes komuniste dhe frazave revolucionare marksiste, kryetari i Partisë Komuniste të Mallakastrës dhe njëherazi anëtar i sekretariatit të Komitetit Qëndror të PKSH-së, Petref Skenderaj deklaron se Dajti është produkt i Foltores, i mbështetur dhe servirur nga deputeti Flamur Noka, për interesa të tyre politike dhe përçarje të së majtës.

Si e majtë tradicionale, ne mbështesim kandidatët e Partisë Socialiste në shkallë kombëtare”– thekson Skënderaj.

Kërkesë medias së shkruar dhe asaj televizive:

Duke marrë shkasë nga publikimi në media për opinionin publik që kandidati Marko Dajti, i Frontit të Majtë për Bashkinë Tiranë është i Partisë Komuniste të Shqipërisë, kërkojmë të denoncojmë publikisht këto pretendime të servirura në media.

Në përgjegjësinë time si kryetar i Partisë Komuniste të Mallakastrës dhe anëtar i sekretariatit të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë deklaroj se Marko Dajti nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i PKSH-së, dhe as kandidat i PKSH-së.

Dajti është produkt i mbështetur dhe servirur nga deputeti Flamur Noka për interesa të tyre politike dhe përçarje të së majtës. Unë kandidoj në Bashkinë Ballsh për këshilltar bashkiak dhe kryesoj listën me 22 kandidat të Partisë Komuniste.

Nuk kandidojmë as në Mallakastër dhe as në shkallë kombëtare me kandidat bashkie, por me listë këshilltarësh. Si e majtë tradicionale, ne mbështesim kandidatët e Partisë Socialiste në shkallë kombëtare.

Për këto shqetësime mediatike të rreme, ne ju drejtuam ju sepse kemi besim tek ju për të shprehur të drejtën e fjalës së lirë në demokraci, në Republikën e Shqipërisë.

Me respekt,

Petref Skënderaj

Mallakastër

Lexo edhe: Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti kandidati komunist me firmën e Flamur Nokës

Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti kandidati komunist me firmën e Flamur Nokës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA