“Ecim para, vetëm përpara”, Rama publikon këngën e socialistëve për fushatën e zgjedhjeve: Qielli është limiti!

14/04/2023 09:04

Një muaj nga data e zgjedhjeve, nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet vendore të 2023.

Kryeministri Edi Rama e ka pritur këtë moment, duke publikuar videoklipin e këngës së Partisë Socialiste për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit.

Me titullin “vetëm përpara”, që është njëkohësisht dhe slogan i fushatës së PS-së për këto zgjedhje, vargjet tepër domethënëse të këngës, duken si një përshkrim i situatës politike në vend që fton shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste si alternativën më të mirë.

“- Mirëseerdhët!

– Me zor po prisnim me ardh mor burr”– thuhet në dialogun në nisje të këngës, çka mund të shihet si një ftesë e hapur për emigrantët shqiptarë të kthehen dhe investojnë në vend.

Në jetë e ke ti një shans të realizosh ëndrrat e tua, duhet besim dhe balancë askush se gjeti rrugën e shtruar.

Nëse s’je i përgatitur, s’ke për të arritur aty ku duhet. Nëse ke dyshim tek vetja të shuhet etja më beso.

Vitet ikin e lëm pas të kaluarën, për të ardhmen mbushur me shpresë dhe pse mendimet bëjnë gara. Hiqja vetes frikën, mos harro jemi infinit, s’mund të jetojmë me frikë. Ta mbushim shpirtin me dritë”- thuhet ndër të tjera në vargjet e këngës, si për t’iu kërkuar kurajo dhe durim shqiptarëve me idenë se vërtet po lëvizim me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Këto vargje mund t’i interpretojmë gjithashtu edhe si një “mea culpa” në të njëjtën kohë, për punët e pambaruara.

“Ne ecim para, vetëm përpara, ne ecim para nuk e kthejmë kokën mbrapa. Qielli është limiti, kjo është përgjigja që po mendon”- thuhet më tej në këngë, çka sërish shihet si një ftesë ndaj shqiptarëve për të votuar PS-në si alternativën më të mirë përballë “Bashkë fitojmë” të dyshes Berisha- Meta, të cilët shpesh janë konsideruar nga socialistët si “dy hije” të së shkuarës.

Mirëmëngjes, dhe me këtë këngë që po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara, sepse asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë🙏”- shkruan Rama krahas videoklipit të fushatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA