Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për një krim lufte pasi një video që duket se tregon prerjen e kokës së një ushtari ukrainas nga trupat ruse u shfaq në mediet sociale.
Në një deklaratë, ministria tha se Ukraina është “e tmerruar” nga pamjet makabre ku “xhelatët rusë i marrin jetën një personi me cinizëm të veçantë”. Ai tha se vrasja e supozuar nga forcat ruse përbën një krim lufte dhe i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të hetojë “mizorinë”.
Gjykata tashmë ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin për përfshirjen e tij të dyshuar në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.
“Të gjithë ata që janë përfshirë në krimet e tmerrshme në Ukrainë, duke përfshirë udhëheqjen më të lartë të Federatës Ruse dhe autorët e drejtpërdrejtë, padyshim që do të merren para përgjegjësisë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Ai i kërkoi “komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të menjëhershme” për të rritur mbështetjen ushtarake për Kievin në mënyrë që të mbrojë civilët dhe “të çlirojë të gjitha territoret tona”.
Kremlini tha se videoja është “e tmerrshme” dhe bëri thirrje që të kontrollohet autenticiteti i saj.
Top Channel