
Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur
26/02 00:29
Forcat ruse kanë rinisur granatimet në një qytet në Dnipro, duke plagosur katër presona.
Kreut të administratës ushtarake të rajonit në jug të Ukrainës, Serhii Lysak, tha se ndërtesat e banimit në Nikopol u sulmuan sot. Si pasojë e shpërthimeve janë shkaktuar shumë dëme materiale.
Një burrë dhe një grua 72-vjeçare u shpëtuan nga rrënojat dhe u shtruan në spital, për të marrë shërbimet mjekësore.
Dy të moshuar të tjerë, një burrë 87-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare, po trajtohen në shtëpi.
“Gradat e artilerisë dëmtuan 13 shtëpi private, dy ndërtesa fermash dhe një makinë në qytet. Studimi i territorit është në vazhdim”, raportoi ai.
Top Channel