“Fedha” është prezantuesja e parë virtuale e lajmeve, e krijuar nga inteligjenca artificiale. 

Me flokët e kapura bisht dhe e veshur me bluzë të bardhë e xhaketë të zezë, ajo u shfaq në llogarinë e Twitterit të Kuwaiti News për të lexuar buletinën informative.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, tha ajo në gjuhën arabe për të gjithë ndjekësit.

Ky revolucion teknologjik, sipas Zv/kryeredaktorit të Kuwait News, Abdullah Boftain, është një test paraprak me qëllim zhvillimin inovativ të medias.

Ai deklaroi se në të ardhmen, “Fedha” mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter, që ndiqet nga të paktën 1.2 milionë ndjekës.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja”, shtoi Boftain, ndërsa theksoi më tej se flokët bjonde dhe sytë me ngjyrë të çelur të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të Kuvajtit.

Videoja prej 13 sekondash shkaktoi një lumë reagimesh në mediat sociale, duke përfshirë këtu edhe vetë gazetarët.

Kjo pasi zhvillimi i mëtejshëm i inteligjencës artificiale në nivel global mund të bëjë që një numër i madh personash në të gjithë botën të humbasin vendet e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA