Ky incident fatal ngriti pikëpyetje të forta për shtrirjen e fuqisë që një vend mund të përdorë ndaj hyrjeve të paautorizuara.

Megjithëse pala italiane këmbëngul se mbytja e anijes ishte e paqëllimshme, dyshimet lidhen me manovrën e rrezikshme të kryer nga “Sibila”, e cila ishte e papërshtatshme me qëllimin: ndalimin e anijes me çdo kusht.

“Bllokada nuk do të thotë të marrësh jetën njerëzve. Bllokada do të thotë të pengosh hyrjen e paautorizuar të njerëzve, dhe pengimi nuk është marrja e jetës. Pengimi është të detyrosh një mjet lundrues të mos thyejë rregullat, të mos cënojë çështje të sigurisë kombëtare, të mos cënojë sovranitetet territoriale, të mos cënojë tërësinë e atij vendi, por jo ti marrësh jetën. Dhe në këtë rast kjo anije në emër të bllokadës, sovranitetit dhe sigurisë territoriale ka marrë jetën e dhjetëra njerëzve. Nuk duhet të ishte vepruar kështu. Nuk duhet të ishte goditur mjeti. Nuk është kjo mënyra për të vepruar dhe organizuar bllokadën detare”, u shpreh dekani Krisafi.

Pala italiane pranoi se është detyrim, ndalimi i veprimeve shtrënguese të cilat sjellin ndërhyrje të rrezikshme, siç kishte ndodhur me “Katerin e Radës”. E drejta ndërkombëtare sanksionon se ndërhyrje të tilla të rrezikshme nuk mund të kryhen as në rastet ekstreme siç mund të jetë ai i piraterisë në det.

“Kemi të bëjmë me një shkelje nga ana e atyre që kanë drejtuar anijen dhe të atyre që ishin të mbarkuar në anije, por në asnjë mënyrë nuk lejohet të godasësh anijen. Madje e drejta ndërkombëtare ka përcaktuar me kohë, që jo vetëm këto raste, por edhe rastet e piraterisë, nuk merret jeta e njeriut”, u shpreh eksperti i së drejtës Krisafi.

Çështja shkoi edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila bëri fajtore Italinë për incidentin duke konsideruar të tepruar ushtrimin e jurdidiksionit dhe duke i ngarkuar 60% të fajit. Sipas kësaj gjykate, Sibila kishte kryer aktivitet shumë larg ujërave të saj, pasi incidenti ndodhi 56 km nga nga bregu Italian.

Duke u rikthyer tek gjykimi i një vepre të kryer në ujërat ndërkombëtare, apo edhe në ujëra të brendshme po të ishte, kemi të bëjmë me shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ka disa rregulla, por këto rregulla kanë në themel të tyre, respektimin e jetës njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA