Rritja e varësisë së Rusisë nga Kina ndërsa Vladimir Putin izolohet nga Perëndimi do të thotë se ajo rrezikon të bëhet një “koloni ekonomike” e Pekinit, ka thënë drejtori i CIA-s William Burns.
Gjatë fjalës së mbajtur në një event në Universitetin Rice në Teksas, Burns tha se Moska po bëhet “gjithnjë e më shumë e varur nga Kina”.
Ai tha se “në disa aspekte” Rusia “rrezikohet të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, e varur nga eksporti i burimeve të energjisë dhe lëndëve të para”.
Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping deklaruan miqësinë e tyre dhe u zotuan për lidhje më të ngushta gjatë një samiti në Moskë muajin e kaluar.
Por duket se raporti i tyre po bëhet gjithnjë e më e pabarabartë, deklaron redaktori i SkyNews për marrëdhëniet ndërkombëtare Dominic Waghorn pas vizitës së zotit Xi në Rusi.
Top Channel