Ministria e Mbrojtjes britanike thotë se ka “një nivel serioz pasaktësie” në rrjedhjet e planeve të luftës, në të cilat pretendohet se forcat speciale të Mbretërisë së Bashkuar kanë vepruar në Ukrainë.
Pretendimet janë raportuar gjerësisht pasi dokumentet e klasifikuara ushtarake amerikane dyshohet se u zbuluan dhe u publikuan në internet.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka paralajmëruar që të mos merren me “vlerë nominale” pretendimet e përfshira në rrjedhjen e raportuar.
Një zëdhënës tha në një mesazh të postuar në Twitter: “Rrjedhja e raportuar gjerësisht e informacionit të supozuar të klasifikuar të SHBA-së ka treguar një nivel serioz pasaktësie.
Lexuesit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pranimin e akuzave që kanë potencial për të përhapur dezinformata.”
Top Channel