Zgjedhjet në Turqi, kandidati opozitar përpara Erdoganit: Por mund të shkohet në balotazh!

11/04/2023 14:36

Një sondazh i fundit mbi zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi reflekton të njëjtën tendencë të anketimeve të cituara në muajin mars nga Reuters: Rivali i Rexhep Tajip Erdoganit, kreu i CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu, i nominuar si kandidat i Aleancës Kombëtare, është përpara presidentit turk.

Megjithatë, pritet gjerësisht që zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit turk të përcaktohet në balotazh. Disa kompania anketimi përfshirë Eurasia, MAK, Saros dhe Yoneylem që kanë kryer hulumtime përgjatë gjithë muajit të kaluar dhe ato të prillit janë bërë tashmë publike. Nga hulumtimi i fundit, rezulton se Kılıçdaroglu mund të grumbullojë 47% të votave,  Erdogan 42 për qind, ndërsa votat e të tjerëve përfshirë Muharrem İnce janë 3 për qind.

Numri i votuesve të pavendosur llogaritet në 8%. Sipas hulumtimit të “Turkiye Raporu”, i cili publikoi studimin e anketës në mes të marsit, ka një diferencë prej 9 pikësh mes Kılıçdaroglu dhe Erdoganin. Presidenti turk i cili po kandidon për një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet e majit, ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.

69-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2003-2014 dhe më pas si president, filloi si një reformist që zgjeroi të drejtat dhe liritë, duke bërë të mundur që vendi i tij me shumicë myslimane të fillonte negociatat e anëtarësimit në BE.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të 14 majit, mund të jenë më sfidueset deri tani për të. Ato do të mbahen në mesin trazirave ekonomike dhe inflacionit të lartë, vetëm tre muaj pas një tërmeti shkatërrues që shkaktoi vdekjen e dhjetëra – mijëra personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA