Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit Shivelutç që shpërtheu sot, në lindje të gadishullit rus Kamtshatka dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi .
Sipas njoftimit, hiri vullkanik mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë. “Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, tha Danilo Chebrov, drejtor i degës në Kamçatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.
“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon, edhe pse është qetësuar tani”, tha Chebrov.
Top Channel