Tymi me inceneratorët/ Akuzat dhe sajesat ndër vite, debati dje në “Top Story”

11/04/2023 15:14

Emisioni “Top Story” në Top Channel trajtoi edhe njëherë çështjen e inceneratorëve, përfshirë akuzat dhe sajesat e shumta me të cilat është rrethuar, tashmë me disa zyrtarë të akuzuar në gjykatë dhe tejet e politizuar.

“Tashmë njerëzit nuk firmosin dot janë të frikësuar të firmosin. Në administratë publike është e vështirë të flasësh për inceneratorët sepse është e gjithë kjo kakofoni e krijuar që krijon frikën”.

Administratori i Integrated Energy Daniel Vermeulen, ka folur për herë të parë në “Top Story”, ku i është përgjigjur shumë pikëpyetjeve të dyshimta që janë ngritur mbi funksionimin e inceneratorëve.  Ai jep përgjigje pretendimeve të Monika Kryemadhit.

“100 mijë euro në ditë do të doja të ishte kjo e vërteta, këto akuza që Monika Kryemadhi hedh kanë disa arsye përse mund të ndodhin. Për t’u kthyer pas për atë video që është shumë e dëmshme, kjo është bërë gjatë një periudhe pushimi dhe kjo është e vërteta. Ne kemi një kapacitet të caktuar të mbetjeve që riciklojmë çdo ditë dhe i vetmi moment që i çojmë në landfill është kur nuk kemi hapësirë. Sipas kontratës nuk thuhet që ne jemi thjesht incenerator, nuk bëjmë vetëm incenerimin por edhe riciklim, nuk e di pse i bën të gjitha këto komplikime Kryemadhi sepse ne e kemi bërë kontratën”, tha Daniel Vermeulen.

Farudin Arapi i caktuar nga shteti për administrimin e inceneratorëve dha detaje në “Top Story” se çfarë është duke ndodhur tani.

“Lidhja e selektimit, janë 20 punonjës në ditë që punojnë, që seleksionojnë materialet dhe këto bëhen të riciklueshme dhe të shitshme. Që janë një e ardhur shtesë veç atyre që kalojnë për prodhimin e energjisë elektrike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA