Ribashkohen pas shumë kohësh me familjet dhjetëra fëmijë ukrainas, u dërguan në Rusi gjatë luftës

11/04/2023 18:08

Rreth 30 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë gjatë fundjavës, pas një operacioni të gjatë për t’i sjellë në shtëpi nga Rusia dhe Krimea.

Pas shumë kohësh nënat përqafuan djemtë dhe vajzat pas shumë kohësh larg tyre,  si pasojë e luftës prej më shumë se një viti.

Dasha Rakk, një vajzë 13-vjeçare, u shpreh se ajo dhe motra e saj binjake kishin rënë dakord të largoheshin nga qyteti Kherson i pushtuar nga Rusia vitin e kaluar dhe të shkonin në një kamp në Krime për disa javë.

Pas mbërritjes zyrtarët rusë iu treguan se ata do të qëndronin më gjatë, madje mund të birëspheshin.

“Ata thanë se do të birësohemi, se do të marrim kujdestarë. Kur na thanë për herë të parë se do të qëndrojmë më gjatë, të gjithë filluam të qanim”, u shpreh ajo.

Nëna e 13-vjeçares, Natalia u shpreh se ajo kishte udhëtuar nga Ukraina në Krime përmes Polonisë, Bjellorusisë dhe Moskës për të marrë vajzat e saj.

“Ishte tmerrësisht e vështirë, por ne vazhduam të ecnim, nuk flinim natën, flinim ulur”, tha ajo.

Kyiv mendon se rreth 19,500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia që nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit të kaluar. Moska mohon rrëmbimin e fëmijëve dhe thotë se ata janë transportuar për sigurinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA