Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë një bilanc të civilëve të vrarë në Ukrainë që nga nisja e luftës, ku janë regjistruar rreth 8,500 civilë.
Organi i OKB-së për të drejtat e njeriut shtoi se ka mijëra vdekje të tjera të paverifikuara që në të gjithë Ukrainën.
Zyrtarisht, OKB-ja ka verifikuar 8,490 vdekje civile dhe 14,244 lëndime që nga fillimi i sulmeve në shkurt të vitit 2022.
Shumica e vdekjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk.
“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në një deklaratë.
Forcat ruse kanë shtyrë ofensivën e tyre në rajonin lindor të Donetskut, ku disa qytete dhe qyteza janë nën bombardime të rënda.
Një organ hetimor i mbikëqyrur nga OKB-ja zbuloi se forcat ruse kishin kryer sulme ndaj ukrainasve, por këto akuza janë hedhur poshtë nga rusët.
Top Channel