Pas problematikave të vazhdueshme, Ukraina rifillon eksportet e energjisë elektrike në Evropë

11/04/2023 18:33

Ukraina ka rifilluar eksportet e energjisë elektrike në Evropë, pas shumë kohësh problematikash të vazhdueshme.

Ministri ukrainas i energjisë konfirmoi vendimin, duke shtuar se Rusia nuk ia doli të shkatërronte sistemin e tyre energjitik.

“Ne kemi rifilluar eksportet. Shpresojmë të arrijmë vëllimet e eksportit që kishim vitin e kaluar. Ne planifikojmë dhe do të zhvillojmë negociata për t’i rritur ato, sepse rezervat e sotme në sistem na lejojnë ta bëjmë këtë. Aktualisht ka plane për të rritur trafikun ndërkufitar midis Ukrainës dhe Polonisë, gjë që do të rrisë eksportet”, tha German Galushchenko.

Ai shtoi se furnizimi me energji elektrike për popullsinë vendase mbetet prioriteti i vendit pavarësisht rifillimit të eksporteve.

Kjo është hera e parë që eksportet kanë rifilluar që kur u pezulluan në tetor, pas sulmeve të rregullta të Rusisë  në infrastrukturë.

Sulmet shkaktuan ndërprerje të mëdha të energjisë për civilët dhe industritë, duke i detyruar punëtorët të punojnë jashtë orarit për të riparuar rrjetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA