Kina është një lojtar kyç në skenën botërore dhe mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, ka thënë ministri spanjoll i ekonomisë.
Nadia Calvino tha se Evropa “nuk mund t’i kthejë shpinën Kinës dhe të përpiqet ta injorojë atë”.
Duke folur në një ngjarje të Këshillit Atlantik në Uashington, zonja Calvino tha: “Ne kemi një interes të përbashkët, mendoj, për të siguruar që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Ajo tha se fragmentimi i tregut global si rezultat i luftës “do të ishte një humbje-humbje për të gjithë”.
Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, por ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për bisedime paqeje – madje duke propozuar planin e saj të paqes prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftës.
Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të presidentit kinez Xi Jinping me Vladimir Putin.
Top Channel