Ukraina ka ndryshuar një numër të planeve të saj ushtarake pas rrjedhjes së dokumenteve “shumë të klasifikuara” të Pentagonit, kanë pohuar raportet këtë mëngjes.
Këto rrjedhje të dokumenteve të inteligjencës amerikane, ishin postuar në mediat sociale në javët e fundit, duke ndezur një hetim nga Uashingtoni.
CNN raporton se zyrtarët amerikanë kanë pretenduar që të paktën disa nga dokumentet janë autentike. Ato tregojnë shkallën e spiunimit ndaj aleatëve amerikanë, Izraelit dhe Ukrainës.
Dokumentet dyshohet se përshkruajnë gjithashtu “mungesa kritike” në ushtrinë ukrainase. Së fundmi, një burim i afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar se disa nga planet ushtarake të Ukrainës tani janë ndryshuar.
Megjithatë, vlen të theksohet se një numër zyrtarësh ukrainas i kanë hedhur poshtë dokumentet si “të rreme”. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenskyt, tha më parë se ata “bazohen në një sasi të madhe informacioni fiktive” dhe nuk kanë “asgjë të bëjnë me planet reale të Ukrainës”.
Top Channel