Nusja arratiset nga dasma pasi zbraz pistoletën në ceremoninë në Indi (Video-foto)

10/04/2023 17:27

Policia në shtetin indian të Uttar Pradesh janë vënë në kërkim të një gruaje që qëlloi me pistoletë në dasmën e saj.

Një video në rrjetet sociale tregon gruan që qëllon katër herë me pistoletë teksa qëndron ulur pranë burrit të saj.

Tashmë policia thonë se kanë hapur një çështje kriminale ndaj gruas së re, e cila është zhdukur që prej incidentit.

Të shtëna festive me armë janë të zakonshme në ceremonitë në veri të Indisë edhe pse janë raportuar më parë plagosje apo vdekje aksidentale.

Sipas një ligji indian, kushdo që përdor armë zjarri “në mënyrë festive, neglizhente ose të pakujdesshme”, duke rrezikuar jetën e të tjerëve, përballet me gjobë, burg ose të dyja.


Sipas rrjetit Times of India, video e nuses u regjistrua nga një i afërm, i cili gjithashtu e postoi në rrjetet sociale.

Policia tha për gazetën se gruaja ishte larguar trembej nga arrestimi.

Edhe javën e shkuar një video virale nga zona perëndimore e Maharashtra tregonte të shtëna me automatik në një dasëm, teksa nusja e dhëndri pozonin për foto.

FOTO GALERI
1/3
Policia në shtetin indian të Uttar Pradesh janë vënë në kërkim të një gruaje që qëlloi me pistoletë në dasmën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA