Popullsia e Avdiivka është zvogëluar në 1,800 njerëz nga 32,000 para luftës, ndërsa forcat ruse synojnë pushtimin e qytetit.
“Rusët e kanë kthyer Avdiivkën në një gërmadhë totale,” tha Pavlo Kyrylenko, guvernatori rajonal i Donetskut.
Sipas Kyrylenko, qyteti u godit nga një sulm ajror të hënën që shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe.
“Fatmirësisht, nuk pati viktima pasi të gjithë banorët e ndërtesës u evakuuan në kohë”- tha ai, duke shtuar se: “Në total, rreth 1,800 njerëz mbeten në Avdiivka, të cilët të gjithë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë.”
Avdiivka ka qenë një nga objektivat kryesore të një ofensive dimërore ruse që Moska shpresonte se do të ripërtërinte pushtimin e saj në Ukrainë, por ka qenë në gjendje të bëjë vetëm përparime të vogla territoriale në lindje.
Top Channel