Mes predhave dhe viktimave të luftës, të krishterët ortodoksë festojnë të Dielën e Palmës në Kiev

09/04/2023 15:50

Një shërbesë për të shënuar festën ortodokse të së dielës së Palmave është zhvilluar sot në Kiev.

Besimtarët, me qirinj dhe degë shelgu në duar, u mblodhën për të shënuar fillimin e Javës së Shenjtë për miliona të krishterë ortodoksë në Ukrainë.

Megjithatë pavarësisht gëzimit që sjellin Pashkët, sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk kanë ndaluar as në këtë të dielë të Palmave, festë e bekuar që përkujton hyrjen triumfale të Krishtit në Jerusalem.

Të paktën dy persona, babë dhe bijë, mbetën të vrarë gjatë një sulmi me raketë në një shtëpi private në qytetin e Zaporizhzhya.

Kreu i zyrës presidenciale në Kiev, Andriy Yermak, postoi një foto të shtëpisë së shkatërruar në kanalin e tij të mesazheve Telegram, krahas së cilës i quajti vrasësit e 11-vjeçares dhe të atit të saj, “kafshë të liga”. Yermak dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes ukrainase uruan një Pashkë të lumtur për ukrainasit të cilët – si të krishterët në Perëndim – po festonin ringjalljen e Jezusit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA