Komisioni Evropian do të nisë një iniciativë të re që synon kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia.
Përmes një deklarate, komisioni tha se do të organizonte një konferencë me Poloninë për të nisur programin.
“Mijëra fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia. Ky krim lufte justifikon urdhër-arrestet e lëshuara kundër [Vladimir] Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”– thuhet në deklaratën e KE.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arrest për presidentin rus dhe komisionerin e tij për të drejtat e fëmijëve për krime të dyshuara lufte. Urdhëresat i akuzojnë ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Sakaq, ditën e djeshme organizata ukrainase “Save Ukraine” tha se kishte kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin marrë më herët gjatë luftës.
Top Channel