Babë e bijë vriten në sulmet ruse në Zaporizhia

09/04/2023 12:57

Një burrë 50 vjeç dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë në sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhia, në juglindje të Ukrainës, teksa ofensiva ushtarake e Rusisë në lindje nuk po shfaq shenja se po dobësohet.

Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat. Anatoli Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pasi sulmit me dy raketa ruse.

Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhërarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhiës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.

Në adresimin e tij në mbrëmjen e 8 prillit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se ka “lëvizje pozitive drejt NATO-s”, duke përmendur ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, por edhe sinjale të tjera të mbështetjes ndërkombëtare.

Zelensky iu referua Lituanisë që ka propozuar që Ukraina të ftohet që të bëhet anëtare e NATO-s gjatë samitit të aleancës ushtarake që mbahet në kryeqytetin lituanze në korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA