Një 47-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi ushtronte dhunë në familje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar Gj. D me 8 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një tjetër 54-vjeçar E. L banues në Tiranë, është arrestuar pasi u kap duke vjedhur produkte ushqimore në një restorant.
Policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë, të cilët kanë shkelur masën e sigurisë arrest në shtëpi. Para drejtësisë janë vënë J. J., 24 vjeç, dhe E. S., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, dy të rinj A. P., 28 vjeç, dhe H. P., 19 vjeç banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim D.D 21 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me një 17-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel