Prezantimi i draft-statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të bëhet për një periudhë gati dy javore nga një ekip menaxhues i cili përshkruhet si misterioz në media.

Kjo për shkak se nuk dihet as se kush e përbën këtë ekip, dhe për rrjedhojë, as se kush e ka shkruar statutin. Paraqitja e tij do të ndodhë në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili drejtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Lajmi u përcoll nga krye-negociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pas takimit të tyre në Bruksel, në 4 prill. Bislimi sqaroi vetëm se ekipi Menaxhues përbëhet nga katër persona të komunitetit serb. Në krye të tyre është Danijella Vujçiç, por identiteti i të tjerëve nuk është bërë publik.

Mësohet se dy persona nga ekipi janë të njëjtë, ndërsa dy anëtarë kanë ndryshuar vazhdimisht. Danijella Vujiçic është deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe. Ajo vjen nga Mitrovica e Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas Bislimit, mandate i ekipit menaxhues përfundon në momentin që përmbyllet prezantimi I draft-statutit. Kërkesa e gazetarëve te REL për të mësuar se kush e përbën aktualisht Ekipin Menaxhues dhe a do të prezantohet draft-statuti i vitit 2018 apo është përgatitur një i ri, deri tani ka mbetur pa përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA