Ndodh për herë të parë! Qeni në Angli merr kujdes intensiv pasi krijon varësi nga alkooli

08/04/2023 13:25

Një qeni në Angli, duhej t’i jepej kujdes intensiv për alkoolizmin, pasi kishte krijuar varësi së bashku me pronarin e tij, i cili e linte të pinte alkool.

Coco, një kryq labrador dyvjeçar, u dërgua në Fondacionin e Shpëtimit të Kafshëve Woodside në Plympton, Devon, pasi pronari i tij vdiq.

Ai mbërriti në strehë me një qen tjetër i quajtur Georgie, të cilët ishin të dy shokë. Por shumë shpejt u bë e qartë se diçka nuk shkonte mirë me të dy qentë.

Ata shpesh vuanin nga sulme dhe kërkonin kujdes urgjent nga një veteriner. Përfundimisht, punëtorët e shpëtimit të kafshëve kuptuan se qentë po luftonin nga varësia e alkoolit.

Pronari pinte një pije dhe më pas binte në gjumë, duke lënë jashtë shishet e alkoolit. Në këtë mënyrë, qentë gjenin mundësinë për të pirë.

“Qentë ishin shumë të dashur, Coco ishte i trajnuar mirë dhe i pëlqen përqafimet”, tha Kirsten Stone, punonjëse në stehën e kafshëve.

Trusti shpjegoi se kjo situatë është e veçantë dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë që të kishin qen që ishin të varur nga alkooli.

Në një deklaratë nga streha e kafshëve u tha se shoku i Coco-s ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve. Pas katër javëve nën qetësuese, Coco ka arritur të mos ketë më kriza dhe të jetë jashtë rrezikut. Tani sillet si një qen normal dhe nuk ka asnjë problem.

Ai nuk është ende gati për birësim edhe pse fizikisht duket se është rikuperuar, ai sërish shfaq ndonjë shqetësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA