Covid19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 të infektuar dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit

08/04/2023 20:53

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 254 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid19, ndërsa 17 persona janë infektuar.

Gjithsej janë kryer 273 testime, ku të infektuarit kanë rezultuar pozitivë 9 në Tiranë, 2 në Durrës, dhe nga 1 qytetar në Lezhë, Dibër, Fier, Lushnjë, Vlorë, Himarë.

187 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Invektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,201 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 8 Prill 2023)

Raste të reja ditore – 17
Të shëruar në 24 orë – 24
Të shtruar në spitale – 4
Humbje jete në 24 orë – 0
Testime ditore – 273

Testime totale – 2,051,112
Raste pozitive – 333,992
Raste të shëruara – 330,201
Raste Aktive – 187
Humbje jete – 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 153
Vlorë -11
Fier – 7
Shkodër – 4
Berat – 3
Durrës – 3
Korçë – 2
Dibër – 2
Elbasan – 1
Lezhë – 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA