
Dy persona janë plagosur nga shpërthimi eksplozivëve në rajonin verilindor të Kharkiv.
Në një postim në Telegram , guvernatori i rajonit Oleh Syniehubov tha se një grua 53-vjeçare kishte shkelur një minë kundër personelit ndërsa ishte në një varrezë dhe ishte shtruar në spital.
Përveç kësaj, një burrë kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë përpjekjes për të çmontuar një objekt të panjohur në fshatin Slobozhanske.
Guvernatori shtoi se mjekët tani po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme për viktimat.
“I bëj thirrje të gjithëve që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Mos vizitoni pyjet, fushat, brigjet e rezervuarëve dhe mos shkoni në anë të rrugëve. Përmbahuni nga vizitat e varrezave dhe zonave të tjera që nuk kontrollohen nga xhenierët”, tha zoti Syniehubov.
Top Channel