Festa e Madhe: Të krishterët në Izrael kremtojnë Pashkën në fshatin e shkatërruar

08/04/2023 16:02

Të rrethuar nga lulet pranverore dhe rrënojat e shtëpive të familjeve të tyre në afërsi të kufirit të Izraelit me Libanin, një grup të krishterësh u mblodhën për të siguruar mbijetesën e traditës të Pashkëve në fshatin e tyre të shkatërruar dekada më parë.

Pelegrinazhi  këtë vit u vu në pikëpyetje pas njoftimit se vetëm disa orë më parë, militantët në Liban dhe ushtria izraelite kishin shkëmbyer zjarr përtej kufirit. Por teksa ata digjnin temjan pranë varreve të të afërmve, At Souhail Khoury tregoi se cfarë rëndësie të madhe ka për këtë komuniteti kthimi në fshatin palestinez të Ikritit.

“Të gjitha familjet e fshatit tonë dhe pasardhësit e tyre vijnë këtu në të Premten e Madhe për të vizituar të dashurit e tyre të varrosur në këtë vend dhe për t’u lutur. Ata po i mbajnë gjallë zakonet me shpresën se njerëzit në këtë mënyrë, gjithmonë do të kthehen në tokën e tyre”, tha At Souhail Khoury.

Varrezat dhe një kishë në majë të kodrës janë gjithë çfarë ka mbetur nga Ikriti, banorët e të cilit u detyruan nga ushtria të shpërnguleshin disa muaj pas krijimit të shtetit Izraelit në vitin 1948, çka shkaktoi një konflikt të armatosur. Pavarësisht një vendimi të gjykatës supreme të vitit 1951, përmes të cilit vendasve u lejohej rikthimi, ushtria izraelite i shembi shtëpitë e tyre atë vit në prag të Krishtlindjeve.

“Ne jemi këtu në fshatin tonë, por ne jemi refugjatë në kombin tonë,” tha Khoury që udhëhoqi kongregacionin e vogël, ku kishte edhe fëmijë e të moshuar.

Gjatë Nakbës, apo katastrofës së madhe, me qindra fshatra u shkatërruan në vitin 1948, ndërsa më shumë se 760,000 palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ngjarje keto qe ishin mohuar deri me tani në pjesë të madhe nga shteti hebre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA