Pashkët, kremtohen tek besimtarët katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Krezhmëve ose agjërimit.
Besimtarët katolikë i janë drejtuar gjatë së shtunës në mëngjes kishave në qytetin e Lezhës dhe fshatrave për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së Pashkës, ku simbol i kësaj feste mbetet veza e kuqe dhe buka e Pashkës.
Kështu nis rituali i festës së Pashkës. Janë besimtarët katolikë dhe jo vetëm që bekojnë ushqimin për ditën më të rëndësishme, atë të ngjalljes së Jezu Krishtit
Ishte meshtari Edwuin Salgado ai që drejtoi meshën dhe kreu ritualin e bekimit të ushqimeve
“Bekimi i bukës që do të hamë ditën e parë pas ringjalljes së Krishtit, domethënë një jetë e re plot drita, sepse ai është drita e botës. Edhe juve që jeni duke dëgjuar këto fjalët, jeni të ndryshuar sepse Zoti ju ka dhënë këtë fat”, ka thënë Edwuin Salgado
Pashka është festa më e rëndësishme për të krishterët, ringjallja e Krishtit, një simbolikë me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re.
Top Channel