Një bandë droge e drejtuar nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Edward Haziri, e cila u zbulua se kishte transportuar disa kilogramë drogë të klasit A në Leicestershire Veriperëndimore, është në pritje të dënimit, pas një hetimi policor njëvjeçar.
Oficerët zbuluan se si ky grup kriminal importonte drogë të klasit A nga Londra në Midlands. Një 32-vjeçar nga Coalville është mes atyre, që do të dënohen muajin e ardhshëm.
Banda kontrollonte operacionin e drogës në linjën e qarkut “Eddie line”, i cili u zbulua se kishte lëvizur kilogramë kokainë në South Derbyshire, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire.
Derbyshire Constabulary raportoi se shqiptari Grazmend Hoxha do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Leicester për në Londër dhe do të kthehej në Midlands, për të ri-furnizuar tregtarët e shumtë të bandës që shisnin drogën deri tek 145 klientë në ditë.
Anëtarët e bandës që u shpallën fajtorë javën e kaluar për furnizim kokaine, pas një gjyqi tetë-javor në Derby Crown Court, janë:
-Edmund Haziri, 36 vjeç,
-Edëard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër
-Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester
-Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton
-Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton
-Kirsti Prifti, 23 vjeçe,
Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër
Daniel Stavrat, 29 vjeç,
Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton Upon Trent
Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville
Pritet që kjo bandë do të dënohet më 31 maj.
Top Channel