Turqia e shqetësuar, lufta Rusi-Ukrainë mund të intensifikohet në pranverë

07/04/2023 12:58

Turqia është e shqetësuar se lufta do të intensifikohet në pranverë, megjithatë do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’i dhënë fund konfliktit duke negociuar me Rusinë dhe Ukrainën. 

Gjatë një konference të përbashkët me homologun rus Sergei Lavrov në Ankara, ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu ra dakord që të heqë pengesat me të cilat përballet eksporti i plehrave dhe drithërave të vendit për të zgjatur marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja në Detin e Zi.

“Ne i kushtojmë rëndësi vazhdimit të marrëveshjes… jo vetëm për eksportet e grurit dhe plehrave të Rusisë dhe Ukrainës, por edhe për ndalimin e krizës botërore të ushqimit”– tha zoti Cavusoglu, duke shtuar se: “Ne gjithashtu pajtohemi që pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse duhet të hiqen.”

Marrëveshja e rënë dakord korrikun e kaluar siguron kalimin e sigurt të anijeve pavarësisht një bllokade detare ruse të porteve të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Rusia tha se do ta zgjaste marrëveshjen edhe për 60 ditë të tjera, pavarësisht se OKB-ja, Ukraina dhe Turqia po shtyjnë për një rikthim 120-ditor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA