Ushtria izraelite tha se ka goditur objektiva të lidhura me grupin militant palestinez, Hamas, brenda Libanit dhe në të gjithë Rripin e Gazës.
Sulmet vijnë pasi Libani goditi me një breshëri të madhe me raketa Izraelin, për të cilin izraelitët fajësuan Hamasin.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se infrastruktura “terroriste” e Hamasit u godit në Libanin jugor. Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit në fillim të kësaj jave.
Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar përplasje të dhunshme me palestinezët brenda, dhe kanë shkaktuar zemërim më të gjerë.
Ushtria izraelite shkroi në Tëitter se kishte goditur objektiva kamionësh “përfshirë infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit në Libanin jugor”. Ndërsa Hamasi tha se nuk kishte informacion se kush i gjuajti raketat nga Libani të enjten. Izraeli raportoi se shumica e 34 raketave u kapën – por pesë shkaktuan dëme në ndërtesa, ndërsa sulmi konsiderohet si më i madhi nga fqinji verior i Izraelit në 17 vjet.
Kryeministri libanez, Najib Mikati, dënoi çdo operacion ushtarak nga territori i vendit që “destabilizon situatën”. Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, Unifil, tha se situata ishte “jashtëzakonisht serioze” dhe kërkoi “përmbajtje dhe shmangie nga përshkallëzimet e mëtejshme”.
Top Channel