SHBA i kërkon Kinës të angazhohet në ‘diplomaci kuptimplote’ në Tajvan

07/04/2023 09:59

Shtetet e Bashkuara të enjten i kërkuan Kinës të angazhohet në “diplomaci kuptimplote” në vend të presionit ushtarak, diplomatik dhe ekonomik ndaj Tajvanit.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Pekinit të pushojë presionin e tij ushtarak, diplomatik dhe ekonomik kundër Tajvanit dhe në vend të kësaj të angazhohet në diplomaci kuptimplote,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, gjatë një konference të përditshme për shtyp.

I pyetur në lidhje me tensionin në ngushticën e Tajvanit pasi Kina të mërkurën filloi atë që e quajti një “operacion special inspektimi” në ngushticën e Tajvanit në përgjigje të takimit të presidentit tajvanez Tsai Ing-Wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy, Patel tha: “Ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e kanaleve të hapura të komunikimit në mënyrë që të parandalohet rreziku i çdo lloj llogaritjeje të gabuar”.

Kanalet tona mbeten të hapura dhe ne vazhdimisht kemi kërkuar vetëpërmbajtje”, theksoi ai.

Patel tha se SHBA dhe Kina kanë menaxhuar “ndryshimet” mbi Tajvanin për më shumë se 40 vjet, duke shtuar se paqja dhe stabiliteti i ngushticës së Tajvanit nuk janë vetëm në interesat e SHBA, por edhe në interesin e shqetësimit global.

“Nuk ka asnjë arsye për ta kthyer këtë tranzit, i cili është në përputhje me politikën e kahershme të SHBA, në diçka që nuk është ose ta përdorim atë si një pretekst për të reaguar tepruar“- shtoi Patel, raporton AA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA